F1, Hamilton: Kampionati im ka mbaruar

Unknown | Tuesday, September 24, 2013 | 0 Komente



Lewis Hamilton, i pesti në Cmimin e Madh të Singaporit dhe i treti në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve, pranoi se strategjia e garës së Mercedes nuk ishte aq e mirë sa prisnin në cirkuitin urban të Marina Bay.

“Ndoshta strategjia jonë nuk ishte aq e mirë sa shpresonim”, tha britaniku i Mercedes në lidhje me vendimin për të qëndruar dhe jo për tu futur në bokse gjatë xhirove kur makina e sigurisë ishte në pistë pas përplasjes së Daniel Ricciardo (Toro Rosso).

“Jam i zhgënjyer me këtë rezultat dhe kampionati im ka mbaruar tashmë”, deklaroi Hamilton, i cili është 96 pikë larg kryesuesit Sebastian Vettel.

“Tashmë mund të arrij vetëm Alonson dhe të ndihmoj skuadrën për të mundur Ferrarin në botërorin e konstruktorëve”, mbylli britaniku./ Top Channel

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...