Nëse jo Ribery, atëherë Silva
Pas arritjes së marrëveshjes për Karim Benzeman, Real Madridi do të orientohet në transferimin e një mesfushori të krahut që mund të jetë lojtari i Valencias, David Silva.
“Marca” shkruan se raportet ndërmjet Los Blancos dhe Los Che janë përmirësuar dukshëm që nga transferimi i Albiolit në Bernabeu, kështu që së shpejti pritet të fillojnë bisedimet për anësorin spanjoll. Nëse nuk arrin ta transferojë Franck Riberyn, Florentino Perez do të kërkojë shërbimet e Silvas, për të cilin pritet të paguajë afër 20 deri 25 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente