Pandevi refuzon Zenitin, dëshiron Juven
Mediat italiane njoftojnë se Zenit St. Petersburgu i ka bërë një ofertë të madhe sulmuesit të Lazios, Goran Pandev, mirëpo maqedonasi e pret reagimin e Juventusit.
“Sportmediaset” njofton se skuadra ruse i ka ofruar Pandevit 20 milionë euro për pesë vite (që do të thotë 4 milionë euro për sezon), ndërsa Lazio do të përfitonte 14 milionë euro nëse shitet sulmuesi. Mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga sulmuesi maqedonas, i cili dëshiron të transferohet te Zonja e Vjetër, ndërsa spekulohet se Pandev tashmë ka arritur marrëveshje me Juven fshehurazi nga drejtuesit e Lazios.
Category: Futboll
0 Komente