Nuk ka oferta të Tottenham dhe Arsenal për Huntelaar

dardanmiftari | Saturday, July 18, 2009 | 0 Komente

Real Madridi thotë se nuk ka asnjë ofertë nga Arsenali dhe Tottenhami për sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar.
“Vetëm një ofertë formale ekziston dhe kjo është nga Stuttgarti”, ka thënë menaxheri gjeneral i klubit, Jorge Valdano.Ndërkohë, trajneri i Stuttgart, Markus Babbel, thotë se ai nuk e ka problem të presë që Huntelaar të marr vendimin për kalim në Bundesliga.“Gjëja më e rëndësishme është se e di se ne jemi duke punuar në transferime, dhe jo vetëm në këtë për Huntelaar, por po ashtu edhe për alternative të tjera. Ai është një lojtar të cilin e dëshirojmë, dhe tash i mbetet atij të vendosë. Por nëse do të ndodhë nesër ose javën tjetër, kjo nuk është e rëndësishme”, ka thënë Babbel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...