Pas Tevezit, vjen Beckham?

dardanmiftari | Tuesday, July 14, 2009 | 0 Komente

Pas deklaratave të David Beckham se është i hapur të kthehet sërish në Ligën Premier, Manchester City është gati të reagojë për të fituar shërbimet e mesfushorit anglez.
Qëllimi i transferimit të Beckham nuk është vetëm për shkak të kualiteteve të tij në fushë, por edhe për të ngritur imazhin e Cityt, skuadër e cila pretendon që në të ardhmen të bëhet një klub i madh. Goal.com njofton se një numër i madh klubesh angleze dhe italiane kanë kontaktuar me përfaqësuesit e Beckham, ndërsa konkurrenca më e madhe për ‘pasanikët’ vjen nga Milani dhe Chelsea, skuadra të cilat po ashtu janë të interesuara të nënshkruajnë me ish-kapitenin e Anglisë, i cili aktualisht është lojtar i skuadrës nga MLS amerikane, LA Galaxy.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...