Pellegrini kërkon edhe tre përforcime të reja

dardanmiftari | Monday, July 13, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ekipi i tij ende ka mungesë të tre lojtarëve.
Pavarësisht harxhimeve marramendëse në Kaka, Cristiano Ronaldo, Raul Albiol dhe Karim Benzema, Pellegrini thotë se opsionet e tij të mesfushës janë të pakta. “Departamenti sulmues është i kompletuar. Por ne kemi mungesë të dy mesfushorëve dhe një anësori. Do të doja që ekipi të strukturohet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kiliani. Pellegrini ka thënë po ashtu se ai e ka të përfshirë në planet e tij mesfushorin holandez Wesley Sneijder. “Sneijder është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i nevojshëm për lojën tonë. Do të përpiqemi ta mbajmë. Largimet do të varen nga përforcimet e reja”, ka shtuar Pellegrini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...