Quaresma: Është koha për një fillim të ri

dardanmiftari | Tuesday, July 14, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Ricardo Quaresma thotë se do të nisë nga fillimi me nerazurët, do ta harrojë sezonin e dobët dhe pret shumë lojëra të mira në të ardhmen.
Quaresma ishte i dëshpëruar me pjesën e parë të sezonit në Inter, andaj u dërgua si huazim te Chelsea, por as atje nuk arriti të gjejë veten. “T’i filloni përgatitjet me bashkë-lojtarët tuaj, është shumë e rëndësishme, kjo është diçka që nuk ndodhi në sezonin e kaluar dhe pata problem. Në aspektin personal, kam dëshirë të madhe ta dëshmoj veten dhe ta përmirësoj sezonin e kaluar”, ka thënë Quaresma. “E kam harruar gjithë atë dhe nuk do të mendoj për të kaluarën. Ajo do të jetë një përvojë që do të më shërbejë, por tash shoh në të ardhmen”, ka shtuar portugezi, i cili është me Interin në përgatitje në Los Angeles.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...