Sneijder përsërit: Dua të qëndroj në Real

dardanmiftari | Thursday, July 02, 2009 | 0 Komente

Mesfushori holandez i Real Madridit, Wesley Sneijder, thotë se ai dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu edhe në sezonin e ardhshëm.
Real Madridi tashmë ka transferuar disa emra të mëdhenj si Kaka, Ronaldo e Benzema, ndërsa klubi spanjoll vazhdon të kërkojë edhe David Silvan, Frank Ribery dhe Xabi Alonson, dhe konkurrenca në mesfushë do të jetë e ashpër. “Sigurisht se do të doja të qëndroj dhe shpresoj se trajneri i ri (Manuel Pellegrini) do të më japë rast. Ka shumë spekulime, por të jem i sinqertë, deri tash asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Sneijder. “Në ditë shoh se mediumet shkruajnë se do të kaloj në Itali, ndërsa ditën tjetër më paraqiten miq dhe më thonë nëse është e vërtetë se do të luaj në Gjermani”, ka shtuar holandezi, kontrata e të cilit me klubin mbretëror skadon në vitin 2013.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...