Ze Roberto i lumtur që do të kalojë te Hamburgu

dardanmiftari | Thursday, July 02, 2009 | 0 Komente

Ish-lojtari i Bayern Munichut, Ze Roberto, ka deklaruar se ka refuzuar një ofertë të mirë nga një skuadër (të cilës nuk i përmend emrin) për të luajtur te Hamburgu.
Braziliani 34-vjeçar ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Hamburgun, ndërsa së shpejti pritet t’u bashkëngjitet miqve të tij nga skuadra e re për përgatitjet parasezonale. “Për mua paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme dhe nuk dëshiroj të transferohem në Angli. Hamburgu është një qytet i përsosur për mua dhe familjen time”. “HSV është një skuadër e madhe me një strukturë të shkëlqyer dhe do të luajë në Evropë sezonin që vjen. Po ashtu fëmijët e mi nuk duhet të adaptohen në një kulturë të re”, është shprehur braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...