Stuttgart në bisedime për Huntelaar

dardanmiftari | Wednesday, July 08, 2009 | 0 Komente

Stuttgarti ka vendosur të konkurrojë me Milanin dhe Manchester Unitedin për të fituar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.
“AS” shkruan se disa përfaqësues të ekipit gjerman janë takuar të martën me drejtorin gjeneral të Los Blancos, Jorge Valdano, për të biseduar në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit holandez. Mësohet se skuadra nga Bundesliga është e gatshme të ofrojë 18 milionë euro për Huntelaar, si edhe 2 milionë euro shtesë varësisht nga paraqitjet e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...