Tevez: Do t’i ndihmoj Cityt të bëhet klub i madh

dardanmiftari | Wednesday, July 15, 2009 | 0 Komente

Transferi i ri i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka shprehur dëshirën që të fitojë trofe me skuadrën e tij të re.
“Ambicia ime është që t’i ndihmoj Manchester Cityt që ta rikthejë statusin që e ka pasur dikur si njëri nga klubet më të mira në Evropë dhe të mundohemi të fitojmë trofe”. “Trajneri dhe pronarët më bënë ta kuptoj realitetin te Manchester City- ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua, mirëpo është paksa një ndjenjë e çuditshme që po qëndroj sërish në Mançester”. “Do të jap gjithçka nga vetja që t’i ndihmoj Cityt të bëhet njëra nga skuadrat më të rëndësishme në Angli dhe të fitojë disa trofe”, ka thënë argjentinasi për “Sky Sport News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...