Torres: Paratë nuk janë problem në Liverpool

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 1 Komente

Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pranon se mungesa e financave do të thotë se të kuqtë nuk do të mund të nënshkruajnë me yje si bashkë-kombasi i tij David Villa, por kjo nuk do ta ndalojë klubin për të fituar trofe.
“Nuk e di situatën financiare në Liverpool, por e di se nuk kemi të njëjtat para që kanë Manchester United ose Chelsea”, ka thënë Torres. “Ne po luftojmë me më pak para secilin sezon. Ky nuk është problem për ne, ne jemi ekip i fuqishëm dhe do të fitojmë trofe me ose pa para. Gjëja më e rëndësishme është se ne po i afrohemi titullit”. “Ka qenë ca shqetësuese për mua të kaloi tre vite pa trofe në Liverpool, kjo është shumë. Por, në sezonin e ardhshëm që vjen, jam i sigurt se do të fitojmë”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...