Tottenham i interesuar për Figon

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai ka folur me mesfushorin e Interit, Luis Figo, rreth mundësisë që portugezi ta luajë sezonin e tij të fundit në White Hart Lane.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Figo, zbuloi se do të largohet nga futbolli aktiv që nga fundi i sezonit të kaluar, por Redknapp thotë se portugezi mund ta ndërrojë mendjen dhe t’i bashkohet ekipit të tij. “Jam takuar me Figon. Ai më ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij”, ka thënë Redknapp për Sportmediaset.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...