Reali heq dorë nga Xabi Alonso
Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi do të heqë dorë nga përpjekja për të angazhuar Xabi Alonson, pasi shuma të cilën e kërkon Liverpooli është shumë e lartë edhe për mbretërit.
Sport ka shkruar se Madridi nuk është i gatshëm të japë rreth 50 milionë euro, aq sa kërkon Liverpooli për spanjollin. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk dëshiron të paguajë më shumë se sa vlera reale e ndonjë futbollisti. Reali më së shumti do të paguante 35 milionë euro, por Liveprooli nuk dëshiron të heqë dorë nga futbollisti për një shumë të tillë. Nëse Liverpool nuk e ndryshon qëndrimin, duket se Alonso edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Anfield.
Category: Futboll
0 Komente