Totti rinovon marrëveshjen me Romën

dardanmiftari | Sunday, July 05, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se ai ka rinovuar marrëveshjen dhe tash do të jetë i lidhur me ekipin romak deri në vitin 2014.
“E kam rinovuar marrëveshjen për edhe katër vite dhe kam edhe një vit nga marrëveshja fillestare, andaj jam i lidhur me Romën deri në vitin 2014”, ka thënë Francesco Totti në konferencën e sotme të shtypit. “Pas fundit të përgatitjeve dhe rikthimit në Romë, unë edhe zyrtarisht do të nënshkruaj marrëveshje të re e cila do të zgjatë deri në vitin 2014. Pa dallim të përforcimeve që do t’i sjellim, mendoj se do të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Qëllimi gjithmonë është i njëjti, sigurim të pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...