United dhe Milan rivalë për shërbimet e Fabianos

dardanmiftari | Thursday, July 02, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, i cili shkëlqeu në Kupën e Konfederatave me Brazilin, është bërë shënjestër e disa skuadrave të mëdha evropiane.
Milani është në kërkim të 28-vjeçarit qe një kohë të gjatë, mirëpo “AS” njofton se Rossonerët do të përballen me konkurrencën e fortë të Djajve të Kuq, të cilët janë po ashtu të interesuar për shërbimet e brazilianit. Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi, pasi me largimin e Carlos Tevez do të ketë mungesa në sulm, ndërkohë që shënjestra kryesore Karim Benzema kaloi te Reali. Sevilla kërkon 30 milionë euro për Fabianon, ndërsa Milani nuk ofron më shumë se njëzet milionë, kështu United mund t’i shfrytëzojë siç duhet paratë e fituara nga shitja e Cristiano Ronaldos (94 milionë euro) dhe ta sjellë në skuadër brazilianin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...