Vucinic: Do ta refuzoj Tottenhamin

dardanmiftari | Tuesday, July 14, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, thotë se do ta refuzojë Tottenham Hotspurin, nëse skuadra angleze bën ofertë zyrtare për të.
Ditët e fundit është spekuluar se Spursat po përgatisin ofertë për sulmuesin malazias, për shërbimet e të cilit është shumë i interesuar trajneri Harry Redknapp, mirëpo Vucinic ka thënë se do ta refuzojë çdo ofertë që vjen nga Tottenhami. “Tottenhami? Do ta refuzoj. Tani për tani as nuk diskutohet për largimin tim pasi që nuk ka oferta. Nëse ndonjë ofertë vjen, atëherë unë do të bisedoj me klubin, kuptohet ka skuadra të cilave nuk dëshiroj t’u bashkëngjitëm”. “Për më shumë, do të zhgënjehesha nëse largohem nga Roma, pasi që porsa e kam rinovuar kontratën”, ka thënë Vucinic për “Il Corriere Dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...