Zyrtare: Benzema nënshkruan me Real Madridin

dardanmiftari | Wednesday, July 01, 2009 | 0 Komente

Vetëm disa orë pasi mohoi se kishte arritur marrëveshje me Real Madridit, për të hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Karim Benzema, Olimpique Lyon del me një deklaratë krejt ndryshe, duke konfirmuar se marrëveshja në fakt është arritur.
Në deklaratën e fundit të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se sulmuesi do t’i kushtojë Realit 35 milionë euro për fillim, e cila në varësi të paraqitjeve të lojtarit do të mund të shkojë deri në 41 milionë. “Disa ditë më herët, Karim Benzema e kishte informuar presidentin Jean Michel Aulas se ai dëshironte t’i bashkohet Real Madridit, që ka qenë gjithmonë klubi i dytë i preferuar pas Lyonit. Por kjo ndodhi më herët se që është pritur”, thuhet në deklaratë. “Olimpique Lyon ka pranuar vendimin e Benzema dhe negocioi për kushtet e transferimit, të cilat i kanë kënaqur të dyja palët”, shtohet më tej. Benzema është përforcimi i katërt i Realit këtë sezon, pasi te klubi mbretëror tashmë kanë arritur dy ish-futbollistët më të mirë në botë, mesfushorët Kaka dhe Cristiano Ronaldo, si dhe mbrojtësi Raul Albiol.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...