Abramovich nuk heq dorë nga Pirlo

dardanmiftari | Thursday, August 06, 2009 | 0 Komente

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk pranon të heqë dorë nga angazhimi i mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo.
Blutë së fundi kanë irrituar Milanin duke ofruar vetëm 6.5 milionë funte si dhe sulmuesin Claudio Pizarro. Dhe presidenti i rosonerëve, Silvio Berlusconi, mbrëmë tha se Pirlo, 30-vjeçar, nuk është më në shitje. Pirlo është një prej lojtarëve të cilin menaxheri i ri i klubit, Carlo Ancelotti, e ka kërkuar nga bosi rus, dhe sipas Daily Star, Abramovich është i gatshëm të paguajë 17 milionë funte për të sjellë lojtarin në Stamford Bridge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...