Eto’o dëshiron Superkupën e Italisë
Sulmuesi i ri i Interit, Samuel Eto’o, dëshiron ta fillojë me trofe aventurën e tij me nerazurët, duke fituar Superkupën e Italisë.
Interi, fitues i Serie A, dhe Lazio, fituese e Kupës së Italisë, do të përballen më 8 gusht në Pekin për titullin e Supërkupës së Italisë, dhe Eto’o shpreson ta fillojë me fitore karrierën e tij me ekipin italian. “Vërtet dua shumë ta fitoj Superkupën e Italisë. Fitorja kundër Lazios në Pekin o të ishte një mënyrë e mirë për ta shpaguar besimin që ata kanë në mua. Klubi bëri shumë për mua, unë duhet ta shpaguaj këtë në fushë”, ka thënë Samuel Eto’o për Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente