Atletico dëshiron Gagon dhe Higuain

dardanmiftari | Thursday, August 06, 2009 | 0 Komente

Sipas mediave spanjolle, ekipi i Atletico Madrid, dëshiron të sjellë dyshen argjentinase të Real Madridit, Gago dhe Higuain.
Sipas Marca, drejtuesit e Atletico Madrid, tashmë kanë rënë në konakt me Real Madridin dhe kanë bërë pyetje për dy lojtarët e ekipit. Besohet se Fernando Gago është prioritet i Atletico Madrid, pasi ekipi ka probleme në radhët e lojtarëve defansiv të mesfushës. Pas ardhjes së Xabi Alonsos në Real dhe konkurrencës së madhe për vend në mesfushë, është e mundur që Gago të largohet nga Santiago Bernabeu dhe të kalojë në Vicente Calderon. Atletico ka bërë pyetje edhe për sulmuesin Gonzalo Higuain, por argjentinasi do të transferohej te rivali i qytetit vetëm nëse Kun Aguero ose Diego Forlan largohen nga ekipi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...