City mposht Barcelonën në Camp Nou
Manchester City ka shënuar fitore minimale ndaj kampionit të Evropës, Barcelonës, para një publiku prej mbi 94 mijë njerëzve në Camp Nou.
Një gol i shënuar në pjesën e parë nga bullgari Martin Petrov ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren ekipit anglez në miqësoren prestigjioze, që mblodhi plot 94,123 persona në publik.
Barcelona nuk dëshironte ta humbiste ndeshjen e vlefshme për trofeun Joan Gamper Trophy, pasi ka fituar 13 nga 14 takimet e fundit, ndërsa në tre sezonet e fundit ka mposhtur Interin (5-0), Bayern Munichun (4-0) dhe Boca Juniors (2-1).
Për Barcelonën debutoi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili u fut në lojë në pjesën e dytë në vend të sulmuesit Bojan Krkic.
Category: Futboll


















0 Komente