Del Piero ‘kërkon falje’ për penaltinë e humbur

dardanmiftari | Wednesday, August 05, 2009 | 0 Komente

Pas humbjes së penaltisë në finalen e Peace Cup, që i kushtoi edhe me humbjen e kësaj kupe, kapiteni i Juventusit, Alex Del Piero, ka shpjeguar këtë gabim të rrallë të tij.
“Vërejta më herët se Guzan (portieri i Aston Villas) gjithmonë lëvizte më herët. Andaj prita që ai të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Del Piero.“Kur ai ende mbeti i palëvizur duhej të rregulloja këmbën dhe të përpiqesha të dredhoj topin në një mënyrë që portieri të mos e arrijë. Me sa duket për shkak të kalkulimeve të vonshme, e godita atë shumë poshtë dhe rezultoi me një goditje të dobët”, ka shtuar kapiteni.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...