Everton dhe Tottenham në ndjekje të Obinnas

dardanmiftari | Saturday, August 08, 2009 | 0 Komente

Everton dhe Tottenham vazhdojnë të kërkojnë përforcimet e radhës me sulmuesin e Interit, Victor Obinna, që raportohet se është caku i ri i klubeve angleze.
Sipas Gazzetta dello Sport, Obinna është duke u përcjellë nga një numër klubesh evropiane, ndërsa dy klubet angleze, Tottenham dhe Everton, së bashku me atë gjerman Schalke dhe atë italian Parma, janë duke udhëhequr për të marrë shërbimet e tij.Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, raportohet se është i gatshëm të ofrojë 3 milionë funte për nigerianin, i cili verën e kaluar për pak sa nuk iu bashkua Evertonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...