Capello mendon se Owen nuk është i gatshëm për Anglinë
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, do ta len sulmuesin e Manchester United, Michael Owen, jashtë ekipit për miqësoren kundër Holandës.
Sipas The Sun, Owen, 29-vjeçar, ishte përfshirë në ekipin rezervë 32-lojtarësh për deshjen e të mërkurës kundër Holandës. Por pas shumë rasteve të humbura në ndeshjen e mesjavës kundër Valencias, ai nuk do të përfshihet në ekipin përfundimtar. “Fabio mendon se Michael pati një lojë të mirë kundër Valencias, por ai është i alarmuar me shanset që ai humbi. Ai ka katër sulmues në kokë dhe Michael duhet të përparojë edhe më shumë”, ka shtuar burimi.
Category: Futboll

















0 Komente