Lampard interesohet për detyrën e menaxherit
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ai është duke menduar të vazhdojë karrierën si menaxher pasi të pensionohet nga loja aktive e futbollit.
“Menaxhimi më duket interesant tash. Nuk e kam dashur atë vite më parë, por kur kam punuar me aq shumë menaxherë të mirë dhe kam parë lojtarët e rinj të cilët zhvillohen, kam menduar se dua të punoj në këtë drejtim”, ka thënë Lampard.“Kam folur me John Terryn për këtë dhe dëshirojmë ta bëjmë këtë së bashku. Jam i sigurt se ai mund të jetë një menaxher i mirë, dhe është shumë inspirues. Por kush e di?”.“Mbaj mend se babai im thoshte se Harry Redknapp ishte personi i fundit që mund të bëhej menaxher, pasi ai nuk mendonte aspak. Ai vetëm luante, kënaqej dhe pastaj befas u bë menaxher i mirë”, ka shtuar anglezi.
Category: Futboll

















0 Komente