Ferguson: Humbja në LK do të na ndihmojë të përmirësohemi
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron ta shfrytëzojë humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve si motivim për skuadrën e tij ne sezonin e ardhshëm.
“Kur e humb ndeshjen e fundit të sezonit, atëherë ke dy-tre muaj për ta shijuar zhgënjimin, dhe kjo nuk na ka pëlqyer”. “Mirëpo ne do ta marrim veten dhe do ta kthejmë goditjen. Kemi shijuar dy finale të Ligës së Kampionëve radhazi, dhe kemi përjetuar ndjenja të të dyja spektrave, mirëpo dështimi është gjithmonë faktor i rëndësishëm për t’u zhvilluar dhe për t’u përmirësuar”, ka thënë Ferguson për “The Independent”.
Category: Futboll