Kuzhe i kënaqur me lojën e kuqezinjve
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka lavdëruar jo vetëm rezultatin, por edhe lojën e kuqezinjve në fitoren e thellë prej 6-1 në miqësoren e mbrëmshme të zhvilluar në Qemal Stafa ndaj Qipros.
“Jo vetëm rezultati, por edhe loja ka pasur më shumë rëndësi. Ekipi tregoi dëshirë të madhe për fitore dhe kjo është pozitive. Paraqitja e lojtarëve, edhe ata që ishin në stol, duhen vlerësuar. Kemi ende shumë punë përpara”, ka thënë Kuzhe për mediat shqiptare Trajneri ka vlerësuar lojën e Hykës dhe të Vilës, dy lojtarë që mësohet se do të jenë në përbërje të ekipit në ndeshjet e mëtejshme eliminatore.
Category: Futboll