Ibrahimovic: City do të bëhet një prej më të mirëve

dardanmiftari | Friday, August 21, 2009 | 0 Komente

Ylli i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se Manchester City mund të bëhet një fuqi evropiane në futboll.

Pas fitores së Cityt në Joan Gamper Trophy këtë javë, ku Ibrahimovic debutoi për të parën herë me fanellën e Barcelonës, suedezi e sheh të ndritshme të ardhmen e klubit anglez.

“Manchester City nuk është ende në këtë nivel, por ata mund të arrijnë. Ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe duket se kanë një projekt shumë të madh dhe ambicion”, ka thënë Ibrahimovic.

“Nëse ata vazhdojnë kështu, mendoj se do të bëhen një prej top pesë klubeve në Evropë brenda dy ose tre vitesh”, ka shtuar suedezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...