Tottenham përgatit ofertë për James

dardanmiftari | Friday, August 21, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenham, Harry Redknapp, është i gatshëm të futet në garë për portierin e Portsmouth, David James.

Sipas Daily Mail, Redknapp është i etur të kthehet përsëri kah ish-klubi i tij Portsmouth, dhe të bëjë ofertë për të marrë shërbimet e James.

Redknapp ka ftuar David Button nga huazimi i tij te Crewe, pasi Heurelho Gomes, u lëndua gjatë mesjavës.

Por ai do të jetë i gatshëm t’ia japë numrin një portierit James, nëse ai vendos të transferohet në White Hart Lane. Redknapp është i bindur se James është i pakënaqur dhe përgatitet të shfrytëzojë shansin për të marrë atë nga Fratton Park.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...