Owen: Do të shënoj shumë gola

dardanmiftari | Monday, August 03, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i ri i Manchester United, Michael Owen, do t’i heshtë kritikët duke shënuar shumë gola në Old Trafford.
“Ekipi ka humbur dy lojtarë, Tevez, i cili ka shënuar disa gola, dhe Ronaldo, i cili ka shënuar shumë gjatë dy sezoneve të fundit. Ka një zbrazëtirë të madhe për t’u mbuluar dhe shpresoj se unë mund të ndihmoj mbulimin e saj sa i takon golave”, ka thënë Owen. “Këtë nuk mund ta bëj i vetëm, por do të ndihmoj. Kur nënshkruani me United jeni i ngazëllyer për shumë gjëra dhe një prej tyre është të shënosh shumë gola, pasi këtu do të fitoj më shumë raste se në ekipet tjera”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...