Wilshere shënon dygolësh në fitoren e Arsenalit

dardanmiftari | Monday, August 03, 2009 | 0 Komente

Topçinjtë e Arsenalit kanë dalë fitues në Emirates Cup, pasi mposhtën Rangers me rezultat 3-0 në finalen e së dielës mbrëma.
Arsenali shënoi dy gola të hershëm për të zhvilluar më pas një lojë më të qetë. Jack Wilshere shënoi dy herë për të futur në sandviç golin e Eduardo da Silva, në fitoren e dytë të topçinjve në Emirates Cup.Wilshere hapi rezultatin pas vetëm 120 sekondash, derisa Eduardo e dyfishoi atë pas dhjetë minutash tjera. 17-vjeçari vulosi dilemën e fituesit me golin e tij të dytë dhe të tretin për Arsenalin në minutën e 72-të.Në ndeshjen tjetër të Emirates Cup, Atletico Madrid dhe Paris Saint Germaine kanë luajtur baras 1-1. Atletico kaloi në epërsi me golin e Sergio Aguero të shënuar nga penaltia në fund të pjesës së parë (41’), ndërsa për francezët barazoi Ludovic Giuly në pjesën e dytë të lojës (71’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...