Quaresma mund të largohet sërish nga Interi

dardanmiftari | Monday, August 31, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Ricardo Quaresma, mund të largohet sërish nga zikaltrit, meqë një numër i madh skuadrash janë të interesuara për shërbimet e tij- thotë agjenti i lojtarit Jorge Mendes.
“Qëllimi i Ricardos është që të luajë rregullisht futboll me Interin, mirëpo nëse kjo është e pamundur, atëherë nuk do ta lëmë deri në janar për t’u transferuar”. “Ka shumë skuadra të interesuara për klientin tim, mirëpo nuk mund të them se çfarë e do të sjell ardhshmja, qoftë në Itali qoftë në Evropë. Ai vetëm dëshiron të tregojë se sa i vlefshëm është”, ka thënë Mendes për 24oredisport.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...