Van der Vaart mbetet te Reali

dardanmiftari | Monday, August 31, 2009 | 0 Komente

Real Madridi ka vendosur ta mbajë mesfushorin holandez Rafael van der Vaart.
“Sky Sports” njofton se drejtuesit e Realit i kanë thënë holandezit që shërbimet e tija janë të nevojshme për sezonin e ri. Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso, Van der Vaartit i ishte thënë që mund të largohet nga Bernabeu. Mirëpo pas largimit të Arjen Robben dhe Wesley Sneijder, drejtuesit e klubit madrilen kanë mbajtur takim me lojtarin dhe avokatin e tij, duke kërkuar nga Van der Vaart që të qëndrojë me Mbretërit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...