Roma transferon Lobontin
Roma e ka huazuar portierin e Dinamo Bucharestit, Bogdan Lobont, konfirmon agjenti i ekipit dhe lojtarit, Victor Becali.
“Lobont është huazuar nga dinamo te Roma për një vit. Skuadra italiane e ka mundësinë që ta blejë atë në fund të këtij huazimi”. “Lobont është duke i kaluar ekzaminimet mjekësore dhe pastaj do ta nënshkruajë kontratën”, ka thënë Becali për “NewsIn”.
Category: Futboll

















0 Komente