Zyrtare: Xhemajli i bashkëngjitet Parmës
Skuadra e Parmës ka konfirmuar se gjatë këtij sezoni, mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, do të luajë për skuadrën e porsatransferuar në Serie A.
Faqja zyrtare e klubit fcparma.com shkruan se tetovari do t’i bashkëngjitet Parmës në formë huazimi, me mundësinë që në fund të sezonit Parma ta blejë gjysmën e kartonit të tij. Si shkëmbim për shqiptarin me pasaportë zvicerane, Torino do ta marrë po ashtu në formë huazimi, sulmuesin Daniele Vantaggiato.
Category: Futboll

















0 Komente