Terry nënshkruan kontratë të re

dardanmiftari | Monday, August 31, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me skuadrën ku është shkolluar që nga mosha 14-vjeçare.
“Chelsea me kënaqësi konfirmon se John Terry ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në skuadër deri në fund të sezonit 2013/2014”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat. Tommy Law dhe Ken Shellito janë të vetmit dy lojtarët e tjerë të cilët e kanë kaluar gjithë karrierën në Stamford Bridge Ndërkohë, “Sky Sports” spekulon se Terry është lojtari më i paguar në Angli, me 160.000 funte (182.000 euro) në javë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...