Spalletti lavdëron Tottin pas fitore së thellë
Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, është më se i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij pas fitores 7-1 ndaj ekipit belg Gent, në kuadër të kualifikimeve për Europa League, tre nga të cilët gola i shënoi kapiteni Francesco Totti.
“Ishte një ndeshje e mirë, shumë e mirë me një intensitet të shkëlqyeshëm. Me sa duket ne kemi përfituar nga avantazhi i lehtë në ndeshjen e parë (3-1), por isha i kënaqur të shoh qëndrimin tonë pozitiv që nga fillimi”, ka thënë Spalletti.“Totti ishte i shkëlqyeshëm dhe dëshmoi kualitetet e tij edhe një herë . Ai ka aftësinë për të dhënë goditjet fituese kur ju më së paku e pritni atë”, ka shtuar italiani.
Category: Futboll

















0 Komente