Wenger: Top katërshi nuk është i paprekshëm

dardanmiftari | Friday, August 07, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ‘top katërshi’ mund të thyhet këtë sezon, me Manchester Cityn dhe Aston Villan që do të konkurrojnë për këto pozita.
“City duket sikur ka bërë disa nënshkrime të shkëlqyeshme dhe ka një ekip me shumë kualitet, por mund t’i duhet ekipit tre ose më shumë muaj për të gjetur ekuilibrin e duhur, ka thënë Wenger.“Mendoj se City do të jetë konkurrent dhe i fuqishëm dhe mos harroni se Aston Villa sfidonte për titull sezonin e kaluar deri në 12 ndeshjet e fundit”.“Kur unë erdha, Newcastle ishte atje lart, dhe pastaj ishte Leeds. Andaj mendoj se top katërshi nuk është diçka që qëndron gjithmonë”, ka shtuar francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...