Arsenali përmbys rezultatin ndaj Standard
Topçinjtë e Arsenalit janë rikthyer nga disavantazhi 2-0 për të fituar në fund me rezultat 3-2 në takimin e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Standard Liege.
Vendasit befasuan favoritët anglezë duke shënuar dy gola të shpejtë, për të kaluar në avantazh të dyfishtë pas vetëm pesë minutash lojë. Golin e parë për belgët e shënoi mesfushori Eliaquim Mangala që në minutën e dytë të lojës, ndërsa pas tre minutash tjera rezultatin e dyfishoi sulmuesi Milan Jovanovic. Topçinjtë arritën të ngushtojnë në 2-1 anë të Nicklas Bendtner në çastet e fundit të pjesës së parë. Pjesa e dytë në përgjithësi u takoi mysafirëve. Përforcimi i verës, belgu Thomas Vermaelen barazoi rezultatin në minutën e 77-të, tre minuta para se Eduardo da Silva të shënojë golin e fitores për Arsenalin (81’). Në takimin tjetër të grupit H, grekët e Olimpiakos po ashtu kanë shënuar fitore minimale si mysafir i holandezëve të AZ Alkmaar. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vasilis Torosidis.
Category: Futboll

















0 Komente