Eto’o dhe Ibra ndahen baraz
Ndeshja kryesore e xhiros së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Barcelonës ka përfunduar pa gola.
Edhe pse u zhvillua një ndeshje dinamike ndërmjet kampionit të Italisë dhe trekampionit nga sezoni i kaluar, megjithatë rrjetat heshtën. Takimi tjetër i grupit F, ndërmjet Dynamo Kyivit dhe Rubin Kazanit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Dominguez (25’), mirëpo vendasit përmbysën rezultatin duke shënuar tre gola. Fillimisht Yussuf barazoi rezultatin (71’), ndërsa Magrao (80’) dhe Gusev (85’), fundosën skuadrën ruse.
Category: Futboll

















0 Komente