Liverpooli dhe Lyoni fitojnë
Liverpooli ka shënuar fitore minimale kundër Debrecenit në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Anfield.
Të vetmin gol në këtë përballje e shënoi Dirk Kuyt në minutat shtesë të pjesës së parë. Edhe takimi tjetër i Grupit E, i zhvilluar ndërmjet Lyonit dhe Fiorentinas, ka përfunduar me rezultat identik prej 1-0. Golashënues në këtë ndeshje ishte Pjanic (76’), ndërsa duhet përmendur se gjysmën e dytë të kësaj ndeshje, Viola e luajti me një lojtar më pak, pasi që Alberto Gilardino u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
Category: Futboll

















0 Komente