Sevilla fiton, Stuttgart barazon

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Autori i golit të dytë, Renato Nga një gol në secilën pjesë, ka bërë që spanjollët e Sevillas të shënojnë fitore 2-0 në takimin e grupit G të Ligës së Kampionëve përballë rumunëve të Unirea Urziceni.
I pari që gjeti portën e mysafirëve ishte sulmuesi brazilian Luis Fabiano, në fund të pjesës së parë të ndeshjes (45’), pas një pasimi të shkëlqyeshëm nga Renato. Ky i fundit ishte ai që vulosi rezultatin për Sevillan, duke shënuar golin e dytë në minutën e 70-të të takimit. Në takimin tjetër, Stuttgart edhe pse kaloi i pari në epërsi, nuk arriti ta ruajë këtë, duke nxjerrë vetëm një barazim 1-1 në fushë të vet përballë skocezëve të Rangers. Golin për vendasit e shënoi Pavel Pogrebnyak (18’), ndërsa barazimin mysafirëve ua solli Madjid Bougherra, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (77’).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...