Bayerni fundos Maccabin, Juve barazon

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Festa e bavarezëve Bayern Munichu ka siguruar tre pikët e para si mysafir i Maccabi Haifas, duke e mposhtur me rezultat prej 3-0.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, bavarezët u treguan të fuqishëm në pjesën e dytë të takimit duke mos lejuar kurrfarë befasie. Van Buyten shënoi golin e parë për gjigantin gjerman (64’), ndërsa dy golat tjerë i takuan Thomas Muller (85’ dhe 88’), i cili vulosi fitoren e skuadrës mysafire. Ndeshja tjetër e grupit A, e zhvilluar në Olimpico të Torinos, ndërmjet Juventus dhe Bordeaux, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Vincenzo Iaquintas (63’), mirëpo në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes (75’), Jaroslav Plasil barazoi rezultatin për kampionin e Francës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...