Benitez: Për fansat Liga Premier është prioritet

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, pranon se fansat e të kuqve më shumë dëshirojnë që ekipi i tyre ta fitojë Ligën Premier këtë sezon se sa Ligën e Kampionëve.
Liverpooli sot do të përballet me ekipin hungarez Debrecen në kuadër të ndeshjes së parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, por Benitez mendon se kjo garë është sekondare në krahasim me ligën. “Liga Premier është prioritet për fansat. Liga e Kampionëve është një garë e madhe, megjithatë nuk do t’i harrojmë edhe garat vendore, pasi nga ky ekip pritet që gjithmonë të luajë mirë”, ka thënë Benitez. “Gjithmonë është e rëndësishme në garë të futeni me ambicien për ta fituar atë. Por, sipas fansave, prioritet për Liverpoolin duhet të jetë Liga Premier. Pastaj Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Kupa Carling. Nëse dëshironi renditje sipas prioritetit, atëherë kjo është kjo”, ka shtuar spanjolli. Por Benitez thotë se është i pangopur, dhe ai dëshiron ta fitojë edhe Ligën Premier edhe Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...