Torres: Gerrard është futbollisti më i mirë në botë

dardanmiftari | Wednesday, September 16, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres thotë se bashkë-lojtari i tij Steven Gerrard është ‘futbollisti më i mirë në botë’.
“Pa dyshim ai është lojtari më i mirë në botë me të cilin kam luajtur. Ai ka gjithçka. Në Liverpool ai është i pazëvendësueshëm. Secili klub ka një lojtar të tillë, një talent të dalë nga shkolla e të rinjve, ndonjë i cili gjithë jetën do t’i përkushtohet klubit”, ka thënë Torres. “Njerëzit vijnë dhe shkojnë, ai gjithmonë është këtu. Nuk mund ta mendoj klubin pa të. Ai ka gjithçka: personalitet, qëndrueshmëri, qëndrim, kontroll, fuqi, forcë, agresivitet, intensitet... mund të luajë kudo dhe mund të luajë në çfarëdo mënyre”. “Ai është një lider i lindur dhe lojtari më i qëndrueshëm në botë. E vetmja gjë që mungon në biografinë e tij është titulli i Ligës Premier dhe shpërblimet ndërkombëtare, siç janë Topi i Artë ose çmimi i FIFAs si Lojtari Më i Mirë i Vitit dhe jam i sigurt se do të fitojë një të tillë në të ardhmen. Secili trajner do të dëshironte një lojtar të tillë në ekip”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...