Galliani: Ligën e Kampionëve e kemi në ADN
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren e të martës mbrëma kundër Marseille në Ligën e Kampionëve.
“Kur luajmë në Ligën e Kampionëve, lojtarët janë më të fokusuar, ndërsa atmosfera që i rrethon është në nivel të lartë. Liga e Kampionëve është ADN-ja jonë”.“Vërtet e ndjejmë këtë në Evropë. Kemi luajtur në tetë finale të Ligës së Kampionëve dhe i kemi fituar pesë”, tha Galliani për “Sky Sport Italia”.
Category: Futboll

















0 Komente