Blutë sigurojnë pikët e para

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Nicolas Anelka feston golin Një ndeshje interesante është zhvilluar të martën mbrëma në Stamford Bridge, ku Chelsea e ka mposhtur Porton, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D.
Blutë fituan me rezultat minimal prej 1-0 përballë skuadrës portugeze, e cila u tregua kundërshtar i rrezikshëm, por inferior ndaj Chelseat. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Nicolas Anelka, i cili me të filluar pjesa e dytë (48’) kaloi skuadrën e tij në epërsi dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores. Takimi tjetër i Grupit D i zhvilluar ndërmjet Atletico Madridit dhe APOEL Nicosias ka përfunduar pa gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...