Scholes i jep fitoren Manchesterit

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Një gol i shënuar nga Paul Scholes 13 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, i ka mjaftuar Manchester United të fillojë me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e grupit B përballë ekipit turk Besiktas.
Pavarësisht kërcënimeve të shpeshta nga United, veçanërisht nga Rooney, goli i fitores u shënua në minutën e 77-të të ndeshjes. Portieri turk Arikan mbrojti një gjuajtje të Nanit, por topi arrit te Scholes i cili nuk huqi për t’i dhënë avantazhin United.Në takimin tjetër të grupit B, Grafite ka shënuar hat-trick për t’i dhënë fitoren 3-1 kampionit të Gjermanisë, Wolfsbourg, në përballjen përballë rusëve të CSKA.Dy gola të Grafite erdhën në fund të pjesës së parë (36’ dhe 41’), i dyti nga penaltia. I vetmi që shënoi për rusët ishte Dzagoev në minutën e 76-të, por Grafite shënoi golin e tretë të tij pas dhjetë minutash për të vulosur rezultatin dhe për të çuar Wolfsburgun në maje të grupit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...