Buffon: Vetëm Brazili është më i mirë se Italia

dardanmiftari | Wednesday, September 09, 2009 | 0 Komente

Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, iu është përgjigjur kritikave për ekipin azur pas fitores 2-0 ndaj Gjeorgjisë, që u arrit vetëm falë dy autogolave, duke thënë se vetëm Brazili ka një kombëtare më të fuqishme se ajo e tij.
“I vetmi ekip më i mirë se ne është Brazili. Ne jemi afër kualifikimit në Kupën Botërore, andaj mund të jemi relativisht të kënaqur”, ka thënë Buffon.Derisa Brazili u kualifikua për në Kupën Botërore pas fitores 3-1 ndaj Argjentinës, në anën tjetër Italia pret Bullgarinë në Torino të mërkurën, për të marrë pikët e mjaftueshme për kualifikim. Italia tash kryeson grupin me 17 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...